VIDEO/ Protesta para Ministrisë- Përplasen përfaqësuesit e partive të vogla në Shqipëri – Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    VIDEO/ Protesta para Ministrisë- Përplasen përfaqësuesit e partive të vogla në Shqipëri

    Insajderi
    20 January 2025 - 19:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një protestë po organizohet pasditen e sotme para Ministrisë së Brendshme, për ngjarjen e ndodhur pak ditë më parë në kryeqytet në rrugën “Kongresi i Manastirit” ku oficeri i Policisë, ra nga lartësia e një pallati dhe mbeti i plagosur.

    Sipas organizuesve të protestës, Prokuroria dhe autoritetet po fshehin ngjarjen, pasi dyshohet se dikush i ka bërë presion për shkak të detyrës efektivit.

    Kjo protestë është kthyer në arsyen e përplasjes mes përfaqësuesve të partive të vogla, konkretisht Arlind Qorit të “Lëvizjes Bashkë” dhe Adriatik Lapajt të “Shqipëria Bëhet.

    Dyshohet se shkak i përplasjes u bë radha se kush janë organizatorët e vërtetë të protestës. Nuk kanë munguar akuzat e përfaqësuesve të Arlind Qorrit të cilët e kanë quajtur Adriatik Lapajn si të shitur, ndërsa ky i fundit i ka cilësuar si komunistë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark