×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    VIDEO/ Spekulimet e reja për shëndetin e Putin, momentet që ngrenë dyshime se Presidenti rus ka…

    Insajderi
    19 October 2024 - 09:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kremlini mohon thashethemet e reja se presidenti rus ka probleme serioze shëndetësore – Peskov thotë se presidenti u shtrua në spital për analiza rutinë

    Thashethemet për gjendjen shëndetësore të presidentit rus Vladimir Putin po rindizen pasi disa raporte pretendojnë se ai u shtrua në spital jo për një kontroll rutinë, por për shkak të një problemi serioz që pati duke pushuar në rezidencën e tij në Moskë.

    Çështja mori përmasa të mëdha me zëdhënësin e Kremlinit, Dmitry Peskov, i cili shpejt i mohoi thashethemet, duke theksuar se me të vërtetë presidenti rus kishte kontrollin e zakonshëm mjekësor dhe se ai është në gjendje të mirë shëndetësore.

    Ushqim për komente për përkeqësimin e shëndetit të Putinit ka dhënë dalja e tij të fundit televizive me ministrin e Shëndetësisë së Rusisë, Mikhail Murasko, në krah të tij, thekson gazeta britanike Daily Mail.

    Fjalimi i liderit rus kishte për qëllim inkurajimin e qytetarëve që të vaksinohen për të mbrojtur trupin e tyre kundër gripit. “Mjekët në Spitalin Klinik Qendror, ku unë i nënshtrohem rregullisht ekzaminimeve, rekomandojnë gjithashtu që të marr vaksina të prodhuara në vend ”, tha kreu i Kremlinit, një koment që la të kuptohet se ai nuk është në gjendje të mirë shëndetësore, gjë që kolegët e tij u përpoqën menjëherë të mohojnë thashethemet.

    Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov sqaroi se në këtë spital të veçantë, presidenti rus “po i nënshtrohet ekzaminimeve rutinë”.
    Agjencia ruse e lajmeve TASS raportoi disa orë më vonë se Putin “nuk ka ndonjë problem shëndetësor”, duke shtuar megjithatë se ai i ishte nënshtruar analizave rutinë në spital, i njohur si “Klinika e Kremlinit”.

    Siç raporton gazeta Daily Express, spekulimet e reja për përkeqësimin e shëndetit të liderit rus monopolizuan interesin e mediave me Kremlinin duke lëshuar menjëherë një deklaratë duke mohuar se ka ndonjë problem me liderin rus.

    Megjithatë, kruarja e fytyrës së presidentit rus gjatë fjalimit të tij televiziv të mërkurën e kaluar, shqetësoi veçanërisht komunitetin ndërkombëtar. Në bazë të raportimeve të gazetave Metro dhe Daily Express, janë përhapur thashethemet se ai kishte bërë shumë trajtime me botox dhe për këtë kishte krijuar kruarje intensive në fytyrë. Njëherë kruajti faqen, pastaj qafën dhe disa herë ballin.

    Shëndeti i liderit rus ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave ndërkombëtare për disa vite, veçanërisht gjatë pandemisë ku sëmundja COVID-19 u përhap me shpejtësi në mbarë botën.

    foto galeri

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark