VIDEO/ Trashësia ka arritur në një metër, norvegjezët gërmojnë dëborën për të hyrë në shtëpitë e tyre – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    VIDEO/ Trashësia ka arritur në një metër, norvegjezët gërmojnë dëborën për të hyrë në shtëpitë e tyre

    Insajderi
    06 January 2024 - 10:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vendet nordike janë përballur gjatë ditëve të fundit me të ftohtin arktik, me temperaturën më të ulët në 25 vite, -44.3 gradë Celsius, në Enontekio. Në Norvegjinë jugore, reshjet e dendura të borës e kanë vështirësuar jetën e përditshme për njerëzit.

    Në Grimstad, 275 km në jug të Oslos, shkollat ​​u mbyllën të enjten, ndërsa  bashkia filloi punën për të pastruar borën.

    “Nuk mund të gjejmë derën. Kjo është çmenduri, “tha Ellen Brunborg, drejtoreshë në shkollën e mesme të Grimstad, teksa po gërmonte borën në kërkim të hyrjes së stafit në shkollën e saj.

    “Ka të paktën 1 metër borë”, tha ajo.

    Autoritetet u kërkuan shoferëve që të kenë kujdes shtesë në trafik për ditët në vijim pasi punëtorët pastrojnë grumbujt e borës.

    Për herë të parë sot temperatura në rajonin e Oslos shënoi -30 gradë Celsius, me -31.1 gradë të regjistruar në Bjernholt, në veri të kryeqytetit norvegjez, sipas të dhënave të Shërbimit Meteorologjik Norvegjez.

    @worldweathernews24htv

    Απίστευτες εικόνες: 1,50 μέτρο χιόνι στο Arendal της Νορβηγίας 2-1-24 🌨️🌨️😲😲😳. 🎥 Πηγή βίντεο: Karīna Kinšakova.

    ♬ Let It Snow! Let It Snow! Let It Snow! – Dean Martin


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark