Video/ Varroset mërgimtari që dyshohet se u godit nga rryma në vendin e punës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Video/ Varroset mërgimtari që dyshohet se u godit nga rryma në vendin e punës

    Insajderi
    08 August 2025 - 17:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pashtrik Krasniqi, 21-vjeçari me origjinë nga Kosova, ndërroi jetë disa ditë më parë në Itali.

    Sipas mediave italiane, ai u godit nga rryma elektrike teksa punonte në një platformë në një lartësi prej gjashtë metrash. Ngjarja ndodhi gjatë kohës që Krasniqi po çmontonte skelat, pas përfundimit të renovimit të një objekti.

    Sipas raportimeve fillestare, ai kishte prekur aksidentalisht një kabllo të energjisë elektrike, gjë që i shkaktoi dëmtime fatale.

    Pavarësisht përpjekjeve të ekipeve të ndihmës së shpejtë për ta ringjallur, ai nuk kishte arritur të mbijetonte.

    Në vijim, ju sjellim pamje nga ceremonia e varrimit të Pashtrik Krasniqit, ku familjarë, miq dhe bashkëkombës i dhanë lamtumirën e fundit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark