VIDEO: Zotimi i parë i Bedri Hamzës është shumë zhvillim, më pak tatime - Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    VIDEO: Zotimi i parë i Bedri Hamzës është shumë zhvillim, më pak tatime

    Insajderi
    13 January 2025 - 18:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka prezantuar projektet e tij në kuadër të Zotimit të Parë, nga gjithsej pesë zotimet e tij kryesore që i ka përmendur më herët.

    Zotimi i parë i Hamzës për qytetarët është më shumë zhvillim, më pak tatime.

    Në kuadër të këtij zotimi përfshihet legalizimi i ndërtimeve dhe zhbllokimi i miliarda eurove kapital, TVSH-ja mblidhet në brendi, jo në kufi. Pastaj, grante për bizneset për mbulimin e investimeve deri në 30%, zero tatim në fitim për bizneset që investojnë mbi 500 mijë euro ose punësojnë mbi 50 punëtorë, ndryshimi i Ligjit për Tatimin në Pronë, krijimi i Fondit për mbështetje gjatë papunësisë, ku 80% e pagës së fundit do u mbulohet atyre që i humbin vendet e punës deri në 6 muaj, si dhe eliminimi i tarifës doganore për veturat e reja elektrike.

    Hamza ka thënë se ka ardhur koha të punojmë bashkë për ta bërë Kosovën ma të mirë.

    https://www.facebook.com/share/r/15ufcyGCma


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark