Videoja që po e përlotë botën: momenti emocionues ku ushtari ukrainas takohet me djalin e tij - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Videoja që po e përlotë botën: momenti emocionues ku ushtari ukrainas takohet me djalin e tij

    Insajderi
    05 March 2022 - 15:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ndërsa lufta Rusi-Ukrainë ka shënuar ditën e 10,  janë të pakta momentet e bukura që mund të shohim në media apo rrjetet sociale. Por një video e postuar së fundmi, ku shfaqet një ushtar ukrainas, i cili takohet me të birin e tij ka bërë xhiron e rrjetit duke prekur zemrat e të gjithëve.

    Pas disa ditësh duke luftuar në vijën e parë të frontit, ushtari kishte shkuar në shtëpi për t’i furnizuar me ushqime familjarët. Në momentin që i biri sheh të atin, vrapon duke e përqafuar, ndërsa dëgjohet teksa e thërret: “Baba”.

    Kanë qenë të shumta komentet, njëri prej tyre shkruan:  “Luftë e mallkuar, ky fëmijë nuk është i vetëdijshëm për asgjë ”. Ushtarëve ukrainasë u lejohet të vizitojnë familjarët, me qëllim që t’ju dërgojnë ushqim, ujë dhe sende tjera për të cilat kanë nevojë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark