Një video shokuese po qarkullon orëve të fundit në rrjetet sociale. Aty shihet se si disa të rinjë rrahin një tjetër dhe e detyrojnë të hyjë dhunshëm në një veturë. Në raportimin e bërë thuhet se ngjarja ka ndodhur në Klinë.
Sipas raportimit të një qytetari, Argjend Morina është personi që rrahet e maltretohet, e më pas futet me zor në një veturë.
Sipas këtij njoftimi, Jetmir e Meriton Gashi si dhe Mirlind Thaçi janë tre personat që rrahin Morinën.
Ndërsa nga policia tashmë kanë filluar hetimet, kështu ka konfirmuar për Gazetën Insajderi, zëdhënsi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Ne e kemi pranuar informacionin. Policia është duke e hetuar rastin”, tha shkurt ai për Insajderin.