Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ka një sulme të organizuar për të dëmtuar turizmin shqiptar, pasi janë hapur shumë profile fallse që përdoren në dëm të turizmit.
“Tendenca e flukseve turistike për të shkuar përtej detit dhe për të eksploruar pika të tjera, është shumë e rëndësishme të jeni të vetëdijshëm, ka një një sulm të organizuar për të dëmtuar turizmin. Kam folur me kryetarët e bashkive, janë skandalizuar nga shumë video lajme komente të rreme të manipuluara.
Faktet janë në terren. Sistemet tona të sigurisë kanë ndezur dritën e kuqe të sigurisë kibernetike, profile false që përdoren për këtë sulm. Kjo është njëra anë e medaljes që vlen, ajo që vjet ishte çelje e lules së turizmit shqiptar në sytë e botës, erdhi me sfida të reja komplekse që kanë të bëjnë me të gjithë elementët”, tha ai.
Rama deklaroi se shqiptarët e Kosovës nuk e kanë braktisur Shqipërinë, sepse sipas tij ka rritje 25% më shumë se vjet.
Përpjekje e ulët që shqiptarët e Kosovës e kanë braktisur Shqipërinë, ndërkohë këtë vit ka 25% më shumë se vjet. Ka një rritje shumë të fortë të turistëve turq, polak. Për të ulur një charter në Aeroportin e Tiranës duhet të prenotosh tre ditë para. Në aeroportin e Tiranës ka filluar punë intensive për zgjerimin e pistave dhe hapësirave”-u shpreh Rama.