Kompania përfitoi nga rasti të publikonte planet për të ardhmen e këtyre përmbajtjeve në platformë, ndryshime të cilat pritet të vlerësohen edhe nga përdoruesi.
Videot të cilat luheshin automatikisht në Furnizuesin e Lajmeve në Facebook tashmë do të shoqërohen edhe nga audioja e tyre. Rrjeti social tha se ka filluar testimin e kësaj veçori me një numër të kufizuar përdoruesish dhe kishte marrë përshtypje pozitive.
Në desktop volumi i audios do të bie ndërsa përdoruesi duke shfletuar largohet prej videos në Furnizuesin e Lajmeve shpjegoi kompania. Në telefon, nëse keni të aktivizuar modalitetin “Silent,” videot do të luhen pa zë, në të kundërt do të luhen së bashku me audion, shkruan PC World.
Kjo lëvizje do të kënaqë publikuesit të cilët ishin të shqetësuar nëse përdoruesit po i dëgjonin jo vetëm shikonin videot. Madje filluan të vendosnin titra në video në mënyrë që të përçohej mesazhi, një gjë e cila u ka kushtuar kohë e para.
Rrjeti social gjithashtu prezantoi një aplikacion për televizorët Apple, Amazon dhe Samsung.