Në një poligon të shenjëtarisë në Gjakovë, janë vjedhur disa armë.
Rastin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, cili tha se vjedhja është kryer në mesnatë.
“Sot rreth orës 00:55, kemi pranuar informatë se persona deri më tani të panjohur, me forcë kanë depërtuar në një poligon të shenjëtarisë në Gjakovë, dhe nga aty kanë vjedhur disa armë zjarri. Policia menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe është njoftuar prokurori i shtetit, në konsultim me të cilin është iniciuar rast “vjedhje e rëndë”, tha Elezaj.