Vidhet ari në vlerë të 150 mijë eurove në Prizren – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vidhet ari në vlerë të 150 mijë eurove në Prizren

    Insajderi
    14 January 2025 - 19:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rruga “Adem Jashari” në Prizren njihet që ka shumë argjendari.

    Por të hënën, njëra nga to ishte cak i një grabitje.

    Pa dëmtuar asgjë, vetëm duke këputur një kabllo u arrit të vidhen ari në vlerë të rreth 150 mijë eurosh.

    Këtë rast Policia e Kosovës e ka cilësuar si vjedhje e rëndë e personat që kanë arritur të depërtojnë në argjendari akoma janë të paidentifikuar.

    “Nga persona të panjohur është arritur që të depërtohet brenda pa dëmtuar hyrjen, pa kry ndonjë dëm tjetër, e vetmja gjë që është dëmtuar vërehet një kabëll ku hapet seti dhe nga ai set është arritur të tërheqë gjësendet me vlerë”, ka thënë zëdhënsi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

    Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi tha se Policia është duke punuar intensivisht në mënyrë që personat që kryen këtë akt të identifikohen e të arrestohen.

    “Policia që nga momenti i pranimit të informatës kanë dal në vendin e ngjarjes për të marr të gjitha veprimet poashtu janë duke vepruar në mënyrë intensive në ndriçimin dhe zbardhjen e këtij rasti”, ka shtuar Gashi.

    Pos kësaj argjendarie, edhe një tjetër u tentua të vidhet por aty nuk u arrit të merret asgjë dhe Policia e ka cilësuar si vjedhje në tentativë./rtvdukagjini


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark