Vidhet në Çagllavicë vetura me vlerë 70 mijë euro, flet pronari për Insajderin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Vidhet në Çagllavicë vetura me vlerë 70 mijë euro, flet pronari për Insajderin

    Insajderi
    26 December 2021 - 17:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një veturë është vjedhur gjatë ditës së sotme në Çagllavicë. Automjeti në fjalë është ngjyrë e bardhë, e modelit “Audi Q7”

    Gazeta Insajderi ka biseduar me pronarin e veturës, Flakron Januzaj i cili tregoi se si ka ndodhur ngjarja.

    “Rreth orës 6 të mëngjesit ka ndodhur rasti, dyshime nuk kam në askënd vendi ku ka ndodhur e gjithë ngjarja nuk ka kamera dhe nuk mundemi ta dim se nga kush është vjedhur, rastin e kam lajmëruar dhe në Polici”, tha Januzaj.

    Përmes faqes “Marakli t’kerreve”, është kërkuar edhe bashkëpunimi i qytetarëve, në rast se shohin automjetin në fjalë, të lajmërojnë Policinë e Kosovës.

    “Kërkoj bashkëpunimin e të gjithë qytetareve në rast se shohin veturën ta lajmërojnë rastin në Polici”, tha Januzaj në një prononcim për Insajderin./BesartaKalaja/ Insajderi.org


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark