×
  • Lajme
  • Lajme

    Vidhte paratë e pacientëve të vdekur nga COVID-19, dënohet me 5 vite burg infermierja shqiptare

    Insajderi
    05 October 2021 - 14:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata e Tiranës dënoi me 5 vite burg Ronida Hysën, infermieren e Infektivit të akuzuar për vjedhjen e parave të një pacienti të vdekur nga COVID-19.

    Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i saj është ulur në 4 vjet e 4 muaj burg.

    Infermierja e Spitalit Infektiv u arrestua në janar 2021 pasi u denoncua nga djali i personit që ndërroi jetë nga COVID-19.

    Hysa u denoncua nga 25-vjeçari me inicialet F. D., djali i një pacienti me inicialet K. C., 58-vjeç, i cili ishte i shtruar në spitalin e Infektit ku dhe ndërroi jetë.

    I riu fillimisht kishte denoncuar në polici se babait të ndjerë i kishin vjedhur paratë që kishte në portofol, karta e kreditit e më pas janë zbuluar të gjitha tërheqjet që infermierja bëri në bankomat në disa zona të kryeqytetit. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark