Vihen në lëvizje edhe Prokurori i shtetit, pas raportimit për dhunë në Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Aktuale

    Vihen në lëvizje edhe Prokurori i shtetit, pas raportimit për dhunë në Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë

    Insajderi
    09 November 2022 - 17:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria e Themelore në Prishtinës ka nisur hetimet në Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë, pas raportimeve për dhunë.

    Lajmin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësja e kësaj prokurorie, Laureta Ulaj.

    Ajo tha se Prokurori i Shtetit ka autorizuar policinë në ndërmarrjen e veprimeve hetimore me qëllim të grumbullimit të provave dhe informatave.

    Po ashtu, prokuroria inkurajojmë çdo qytetar i cili ka informacione lidhur me këtë çështje të bashkëpunoj me organet e hetuesisë, me qëllim të ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë çështje

    “Prokuroria Themelore në Prishtinë iu njofton se pas publikimit të hulumtimit në emisionin “Kiks Kosova”, mbi dyshimet për keqtrajtim të moshuarve brenda shtëpisë së të moshuarve në Prishtinë, nga monitorimi i mediave menjëherë Prokurori i Shtetit ka autorizuar policinë në ndërmarrjen e veprimeve hetimore me qëllim të grumbullimit të provave dhe informatave. Po ashtu, iu njoftojmë se aktualisht çdo informatë lidhur me këtë çështje është duke u verifikuar e shqyrtuar nga ana e Prokurorit të Shtetit në koordinim të plotë me Policinë, andaj inkurajojmë çdo qytetar i cili ka informacione lidhur me këtë çështje të bashkëpunoj me organet e hetuesisë, me qëllim të ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë çështje”, tha Ulaj.

    Në një kronikë të publikuar mbrëmë nga Klan Kosova, raportohet për keqtrajtim dhe dhunë brenda institucionit të të moshuarve që menaxhohet nga Qeveria.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark