Vihen në pranga dy policë në Mitrovicë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vihen në pranga dy policë në Mitrovicë

    Insajderi
    08 November 2021 - 16:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Stacioni Policor Jug Mitrovicë, ka realizuar ekzekutimin e urdhëresave të lëshuara nga gjykata.

    Dy urdhëresa të tilla janë realizuar sot, njëra është bërë rreth orës 12:00, në rrugën “Bislim Bajgora”, ki është ndaluar i dyshuari F.Xh.., 34 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, “ndaj të cilit Gjykata Themelore në Mitrovicë, kishte lëshuar urdhëresën Ed.nr.45/2021, për veprën penale ,,Vjedhje e pyllit””.

    “Kurse urdhëresa dytë është realizuar rreth orës 13:20, po ashtu në rrugën “Bislim Bajgora” ku është ndaluar i dyshuari B.C., 24 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Mitrovicë, kishte lëshuar urdhëresën Ed.nr.79/2021, për veprën penale ,,Vjedhje të shërbimeve publike’’.

    “Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës së gjykatës, të njëjtit pasi që dënimi ka qenë i zëvendësuar palët kanë paguar gjobat e përcaktuara me ligj”, thuhet në njoftimin e PK-së.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark