Bashkimi Evropian do të lejoj qytetarët turq që të udhëtojnë në Evropa pa viza vetëm nëse Turqia plotëson të gjitha kriteret, ka thënë presidenti i Komisionit Evropian Jean Claude Juncker.
Ai ka ritheksuar nevojën e Turqisë që të bëjë ndryshime në ligjin anti-terror si dhe për disa kritere të tjera në mënyrë që të fitojë liberalizimin e vizave.
Por, Turqia deri më tani ka refuzuar të bëjë një gjë të tillë, duke thënë se ka nevoje për ligj të tillë për të luftuar me militantët, raporton BBC.
Çështja e vizave është pjesë e një marrëveshje më të madhe në mes të dy palëve që për qëllim ka tejkalimin e krizës me emigrantë në Evropë.
“Ne konsiderojmë se është e rëndësishme që këto kushte të përmbushen, përndryshe nuk do të ketë marrëveshje mes Turqisë dhe BE-së,”ka thënë Juncker.
Javën e kaluar, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha se vendi i tij nuk do të ndryshojë ligjet anti-terror./Insajderi.com