Vije në Kosovë ish-gjyqtari i EULEX-it i dyshuar për korrupsion - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vije në Kosovë ish-gjyqtari i EULEX-it i dyshuar për korrupsion

    Insajderi
    08 July 2016 - 18:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-kryetari i Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it, Francesco Florit, i cili është nën hetime nga Prokuroria Speciale e Kosovës për korrupsion, është duke qëndruar në Kosovë.

    Sipas avokatit Ramë Gashi, Florit ka ardhur për të marrë pjesë në një dasmë në Prizren dhe se ardhja e tij nuk lidhet me hetimet ndaj tij.

    Gashi i ka thënë Insajderit se ardhja e gjyqtarit italian në Kosovë ka motive personale megjithëse “ne kemi kërkuar disa herë prej prokurorisë që të ftojë atë në intervistë.”

    Ish-gjytari Florit dyshohet se gjatë kohës sa ka shërbyer në EULEX ka marrë ryshfet për lehtësira në një rast gjyqësor. Ai akuzohej të kishte marrë para në emër për një rast të cilin po e gjykonte vetë.

    Pretendimet ndaj tij janë ngritur nga ish-prokuroja e EULEX-it, Maria Bamieh, por Florit i ka hedhur poshtë ato si të pabaza.

    Lidhur me këtë rast, në Prokurorinë Specialë është hapur procedurë hetimore qysh në vitin 2013./Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark