Vijnë më në fund temperaturat e verës, parashikimi i motit për javën e ardhshme – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vijnë më në fund temperaturat e verës, parashikimi i motit për javën e ardhshme

    Insajderi
    18 June 2023 - 13:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Periudhë më stabile verore gjatë javës në vijim, më nxehtë me temperatura edhe mbi 30C deri të premten, parashikon “Prishtina Weather”.

    18.06.2023 – Mot më stabil veror po parashihet të mbajë përgjatë javës vijuese. Do të ketë më shumë intervale me diell e kthjellime. Orëve të pasdites mund të zhvillohen vransira lokale, që nga dita e mërkurë edhe mund të krijojnë kushte për zhvillime të rrebesheve më të izoluara me bubullimë. Temperaturat maksimale shënojnë rritje edhe deri në 31C e 32C ditën e premtë, e ato minimale luhaten ndërmjet 10C e 16C.

    Përgjatë fundjave, sipas parashikimeve të fundit, mund të pritet sërish mot jostabil me rrebeshe e bubullima më të shpërndara në vend.

    Cilësia e ajrit do të jetë me indeks kryesisht në vlera të pranueshme dhe të mira. Orëve të pasdites shkaku i rritjes së koncentrimit të ozonit sipërfaqësor, indeksi kalon edhe në vlera mesatare apo edhe në të dobëta lokalisht.

    19.06 – Shumë ngrohtë e kryesisht me diell.

    20.06 – Intervale më të gjata me diell dhe shumë ngrohtë.

    21.06 – Kryesisht me diell dhe shumë ngrohtë. Pasdite më vonë rreth zonave malore mundësi për ndonjë rrebesh shiu.

    22.06 – Shumë ngrohtë dhe me diell. Pasdite vonë mundësi për ndonjë rrebesh shiu me bubullimë.

    23.06 – Kryesisht me diell e nxehtë, pa përjashtuar mundësi për ndonjë rrebesh me bubullimë orëve të vona të pasdites.

    Era do të fryjë kryesisht nga veriu e lehtë dhe mesatare 3-7m/s.

    Shtypja atmosferike luhatet në vlera paksa më të larta nga normalet.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark