Rusia do të vijojë të jetë nën sanksionet e Bashkimit Europian sipas vendimit të marrë këtë të hënë.
Përmes një postimi në platformën ‘X’, shefja e politikës së jashtme të BE Kaja Kallas ka shprehur se është rënë në dakortësi për të zgjatur sanksionet ndaj Rusisë.
Sanksionet ekonomike skadonin në datë 31 janar, ndërkohë do të zgjatem me 6 muaj. Muajin e kaluar, BE miratoi paketën e saj të 15-të të sanksioneve kundër Rusisë që nga fillimi i luftës kundër Ukrainës më shkurt 2022.
“Ministrat e Jashtëm të BE sapo ranë dakord për të zgjatur sërish sanksionet ndaj Rusisë.
Ky vendim do të vazhdojë të privojë Moskën nga të ardhurat për të financuar luftën e saj.
Rusia duhet të paguajë për dëmin që po shkakton”, shkruan Kallas në platformën X.