×
  • Lajme
  • Lajme

    Vijon puna për pastrimin e akseve rrugore Bajram Curri-Valbonë dhe Qafë Mali- Fierzë

    Insajderi
    09 October 2020 - 15:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në aksin rrugor Bajram Curri-Valbonë dhe Qafë Mali – Fierzë brigadat e mirëmbajtjes po vijojnë punën për pastrimin nga inertet pas shkarjeve të dherave, si rezultat i reshjeve të dendura të shiut në ditët e fundit.

    Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi sot se puna po vijon me pastrimin e plotë të urave e tombinove të bllokuara nga materialet e sjella nga reshjet.

    “Reshjet e ditëve të fundit shkaktuan rënie të mëdha të inerteve në trup të rrugës në segmentin Bajram Curri-Valbonë dhe Qafë Mali- Fierzë. Pas pastrimit të menjëhershëm të karrexhatës sot ka filluar puna për pastrimin e plotë të urave e tombinove të bllokuara nga materialet e sjella nga reshjet”, informoi ARRSH/ATSH.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark