Vijon seanca konstituive: Deputetët tentojnë sërish zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vijon seanca konstituive: Deputetët tentojnë sërish zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit

    Insajderi
    29 April 2025 - 08:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës sot me fillim nga ora 10:00 do të mblidhen sërish sot për të vijuar punimet e seancës konstituive të Legjislaturës së nëntë, ku në rend ditë janë: zgjedhja e kryetarit dhe të nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës.

    Ndryshe edhe të dielën nën drejtimin e kryesuesit Avni Dehari, Kuvendi i Republikës së Kosovës u mblodh për të vijuar me punimet e seancës konstituive të Legjislaturës së Nëntë.

    Deputeti Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje propozoi sërish deputeten Albulena Haxhiu për kryetare të Kuvendit. Pas procedurës së votimit kryesuesi Dehari konstatoi se me 57 vota për, 41 kundër dhe tri abstenime, kandidatja e propozuar nuk ka marrë votat e mjaftueshme, andaj seanca u ndërpre.

    Dy taborret politike akuzuan njëra tjetrën për dështim të seancës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark