10 viktima, mijëra të shpërngulur e shkatërrime në masë. Është ky bilanci që la pas në Haiti uragani më i fuqishëm karaibik i dekadës së fundit, që solli erëra deri në 230 km/h, shira të dendur e përmbytje.
Grupet e shpëtimit e kanë shumë të vështirë të hyjnë në disa prej zonave më të goditura, të cilat janë izoluar kësisoj përmasat e vërteta të dëmeve nuk dihen ende, veçanërisht në skajin jugor të ishullit që gjendej direkt në rrugën e uraganit. Një urë tepër e rëndësishme është shkatërruar, rrugët janë të pakalueshme dhe komunikimet telefonike janë ndërprerë.
Situata e vështirë ka detyruar autoritetet të shtyjnë zgjedhjet presidenciale të planifikuara për në fundjavë.
Mourad Wahba, përfaqësuesi i posaçëm i OKB-së për Haitin tha se të paktën 10 mijë njerëz gjendeshin në vendstrehime të përkohshme dhe se spitalet ishin tejmbushur. Të shumta banesat e dëmtuara, siç tha ministri i Brendshëm François Anick Joseph.
Matthew është uragani më i fuqishëm në rajon që prej Feliksit, në vitin 2007.