“Viktima goditi shtyllën”- Policia jep detaje për vetaksidentin ku humbi jetën një person në Pejë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Viktima goditi shtyllën”- Policia jep detaje për vetaksidentin ku humbi jetën një person në Pejë

    Insajderi
    03 February 2025 - 08:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    F.K., i moshës përreth 40-vjeçare, i cili ka shërbyer si punonjës i Hidrodrinit, ka humbur jetën në vendngjarje mbrëmjen e së dielës si pasojë e një vetaksidenti në fshatin Qungur të Pejës.

    Policia ka njoftuar se viktima për shkak të mos-përshtatjes së shpejtësisë dhe kushteve të rrugës, ka humbur kontrollin dhe ka goditur shtyllën e betonit, shkruan Insajderi.

    I ndjeri ka vdekur në vendngjarje, ku vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor.

    Njoftimi i Policisë:

    Ju informojmë se me datë 2 shkurt 2025, rreth orës 18:35, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Qungur-Pejё.

    Nё vendin e ngjarjёs kanё dalё njёsitet kompetente tё Njesitit Rajonal tё Komunikacionit Rrugor (NJRKRR).

    Deri te ky aksident dyshohet se ka ardhur, deri sa automjeti ishte duke qarkulluar nё rrugën Pejё-Trestenik, me tё arritur ne fshatin Qungur-Pejё, duke mos ju pёrshtatur shpejtёsisё dhe kushteve tё rrugёs i njëjti humb kontrollin dhe mё pas devijon majtas dhe godet shtyllën e betonit.

    Si pasojё e kёtij aksidenti vozitёsi kishte ndёrruar jetё ne vendin e ngjarjёs kёtё e ka konstatuar ekipi mjekёsor.

    Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion, ndёrsa rasti vazhdon tё hetohet nga hetuesit e aksidenteve NJRKRR-DRP Pejё. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark