Deri më tani raportohet për 177 të vdekur nga 181, sa ishin në total brenda aeroplanit që u rrëzua sot në Korenë e Jugut.
Autoritetet po bëjnë të pamundurën në identifikimin e tyre, kurse janë zbuluar edhe gjinitë, transmeton Telegrafi.
Viktima më e re në moshë e rrëzimit të aeroplanit është një djalë 3-vjeçar, ndërsa në total gjendeshin tre fëmijë brenda fluturakes.
Në anën tjetër është bërë e ditur se edhe viktima më i moshuar është një burrë 78-vjeç që humbi jetën.
Akoma nuk ka ndonjë raport zyrtar që tregon shkakun e rrëzimit të aeroplanit, ndërsa u raportua për një përplasje me tufë zogjsh si dhe rrëshqitje në pistë para se të përplasej në mur.