×
  • Lajme
  • Lajme

    “Viktimat u intervistuan dy herë” – Nikçi deklarohet për rrahjen në Pejë ku u përfshi Noizy

    Insajderi
    05 August 2024 - 13:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këngëtari i njohur Rigels Rajku, i njohur me nofkën Noizy, është duke u  kërkuar nga Policia e Kosovës pas incidentit në një diskotekë në Pejë. Ndaj reperit, Policia e Kosovës tashme ka lëshuar një flet arrest pasi i njëjti nuk është paraqitur në stacion policor pas ftesës nga institucioni.

    Noizy së bashku me pjesëtarë të grupit të tij po dyshohen se rrahën brutalisht Tik-tokerin kosovar, Medi Hyseni dhe Bekim Hadergjonajn.

    Detaje për rastin për Insajderi ka dhënë sot zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

    Ai konfirmoi se ende nuk ka ndonjë të arrestuar, ndërkohë që viktimat janë intervistuar dy herë.

    Të gjithë personat e përfshirë në rast janë duke u kërkuar. Viktimat e rastit janë intervistuar dy herë”, tha Nikçi.   

    Ndërkohë, në incidentin në Pejë mes Noizyt dhe Medi Isenit u tha se ka qenë i përfshirë edhe reperi tjetër, Stresi.

    Madje, u raportua që sherri mund të ketë qenë një kurth nga Arkimed Lushaj (emri i vërtetë).
    Në lidhje me këtë, Policia e Kosovës ka lëshuar një urdhërarrest për fituesin e edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova.

    Pas reagimit të Noizyt, një tjetër postim në InstaStory e ka bërë së fundmi edhe Stresi.

    Ai thotë se as ai dhe as Noizy nuk e kanë prekur me dorë, por që nuk ka faj që nuk ka shokë që qëndrojnë prapa tij.

    Para pak çastesh vet reperi, Noizy ka njoftuar se ka anuluar koncertin që parashihej ta mbante sonte në Gjilan.

    “Sonte nuk mund të jem në Gjilan”, ka shkruar ai në Insat Story.

    Reagimi i Medi Isenit

    Përmes një bisede në “Tik-Tok”, Medi Iseni me Cllevion ai ka treguar se si ka ardhur deri tek rrahja.

    Ai ka përmendur emrin e reperit Stresi, duke e akuzuar atë për ngjarjen e cila ndodhi.

    “Bravo i qoftë Arkimendit si ma boni këtë kastile, ulu, ulu mos rri n’kambe, e mbyllën derën, i përzunën krejt çunat prej “backstages”. Si i kanë mbyll dyrtë, nji minut është i lartë, janë fut para, mbrapa edhe direkt m’kanë gju me hekra n’kry”, dëgjohet duke i thënë ai, Cllevios.

    Insajderi do t’ju mbajë të informuar për këtë zhvillim.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark