Viktor Orban dorëzohet para presionit të Brukselit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Viktor Orban dorëzohet para presionit të Brukselit

    Insajderi
    30 April 2017 - 09:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban raportohet se u ka thënë liderëve të grupimit më të madh politik të BE-së, se do të respektojë kërkesat e Brukselit, për të ndryshuar një pjesë të një ligji, të cilin kritikët thonë se sulmon lirinë akademike.

    Joseph Daul, president i Parisë Popullore Evropiane (PPE), ka thënë sot se Orban i ka siguruar se Hungaria “do të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për të përmbushur kërkesën e Komisionit Evropian”.

    “Kryeministri Orban u zotua në këshillin e PPE-së se do të zbatojë të gjitha kërkesat e Komisonit Evropian”, ka thënë zëdhënësi i PPE-së, Siegfried Muresan.

    Megjithatë, një zëdhënës i Orbanit refuzoi të komentojë takimin me këtë grupim politik, në të cilin anëtare është edhe kancelarja gjermane Angela Merkel, njofton rel

    Më 26 prill, Komisioni Evropian, i ka thënë Budapestit një muaj kohë për të modifikuar një ligj për arsimin e lartë, i miratuar tre javë më parë. Kritikët thonë se përmes këtij ligji po tentohet të mbyllet Universiteti i Evropës Qendrore, që është themeluar nga miliarderi amerikan, George Soros, të cilin Orban e kritikon ashpër.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark