Vinicius Jr po largohet nga Real Madridi? Ky veprim i tij ngjallë dyshime - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Vinicius Jr po largohet nga Real Madridi? Ky veprim i tij ngjallë dyshime

    Insajderi
    21 June 2025 - 13:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vinicius Junior ka shkaktuar trazira në internet pasi bëri ndryshime në profilin e tij në rrjetin social Instagram, ndërkohë që u përball me kritika për performancat e tij të fundit.

    Sulmuesi brazilian e nisi Kupën e Botës për Klube në një formë të dobët, duke vazhduar problemet e tij që nga fundi i sezonit të La Ligas.

    Sipas gazetës Marca, Vinicius Jr hoqi dy foto të fiksuara që festonin triumfin e 14-të dhe të 15-të të Real Madridit në Ligën e Kampionëve.

    Ai gjithashtu redaktoi biografinë e tij, e cila nuk ka përfshirë kurrë një përmendje të klubit, duke e bërë atë edhe më neutrale.

    Ky veprim shkaktoi reagim të menjëhershëm nga tifozët në rrjetet sociale. Shumë veta vunë në dyshim nëse Vinicius po linte të kuptohej për pasiguri mbi të ardhmen e tij në klub.

    Disa të tjerë theksuan se ai mund t’i ketë hequr fotot për shkak të sasisë së madhe të fyerjeve që po merrte në komente.

    Pavarësisht spekulimeve, i njëjti raport vëren se Vinicius ende postoi foto me shokët e ekipit të Real Madridit në Miami në ‘story’-n e tij në Instagram.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark