Sonte do të mbahet ceremonia e shpalljes së lojtarit më të mirë në botë nga FIFA, “The Best”.
Siç raporton mediumi brazilian “Globo”, Vinicius pritet që të fitojë këtë çmim prestigjioz të FIFA-së, duke u bërë braziliani i parë që fiton këtë çmim.
Ndërsa do të jetë edhe lojtari i tretë i Realit, pas Cristiano Ronaldos dhe Luka Modriçit që fitojnë këtë çmim.
Në nominim janë Rodri, Dani Carvajal, Lamine Yamal, Toni Kroos, Lionel Messi, Jude Bellingham, Erling Haaland, Federico Valverde, Florian Ëirtz, Kylian Mbappe dhe Vinicius Jr.
Ceremonia e FIFA “The Best” do të mbahet sonte në Doha të Katarit në orën 18:00.