Vinicius Junior e ka vazhduar formën solide edhe mbrëmë në fitoren 5:0 ndaj Deportivo Alavesit.
Pas lojës, sulmuesi brazilian foli për “Movistar” duke e shprehur gëzimin për formën nëpër të cilën po kalon, përcjell “Gazeta Express”.
“E vërteta është se jam mjaft i kënaqur me lojën sepse luajtëm kundër një rivali të madh, por bëmë mirë që nga fillimi. Na duhej ta gjenim një disponim të mirë sepse mungon edhe një ndeshje për ta kurorëzuar sezonin”, deklaroi fillimisht ylli brazilian.
Kujt ia dedikoi këtë fitore Vinicius Junior, i cili i realizoi dy gola në “Santiago Bernabeu” mbrëmë?
“Është një nder ta vesh këtë fanellë përpara këtyre tifozëve dhe të luaj në këtë stadium. Ëndërr e imja që kur isha fëmijë ishte të luaj këtu, kështu që doja ta fitoja këtë lojë për shumë fëmijë që duan dhe që nuk munden, është një motivim”, shtoi Vini.
Finalja e Championsit: “Në nivelin personal, jam në momentin më të mirë. Tash kemi kohë për të ushtruar dhe kjo na jep qetësi për ta bërë një punë të mirë dhe ta arrijmë finalen e Wembleyt në maksimumin tonë”, nënvizoi ai.
Bellingam ka thënë se Vinicius është më i miri në botë.
“E kemi një lidhje të shkëlqyeshme. Them gjithmonë se jam një admirues i tij, një tifoz i tij dhe bëj gjithçka që është e mundshme për ta ndihmuar që të ambientohet sa më shpejt të jetë e mundur tek grupi, ky është futbolli. Jemi të dy të kënaqur. Shpresoj që Jude ta fitojë titullin e golashënuesit më të mirë”, përfundoi Vinicius Junior.