Macet janë kafshë shtëpiake, ku shumë njerëz zgjedhin ti mbajnë pranë vetes e të kujdesen për to. Duket se prezenca e maceve ka bërë për vete edhe shumë prej personazheve shqiptarë.
Rekord duket se mban Olti Curri i cili nuk kujdeset vetëm për një mace, por për disa që e vizitojnë çdo ditë në shtëpi teksa presin ushqimin. Olti i ka bërë edhe personazhe Instagrami e u ka vendosur edhe emra, por duket se i preferuari i tij është Tigri (ashtu siç e ka quajtur një nga macet).
Elvana Gjata, Xhensila Myrtezaj, Fjoralba Ponari, Bora Kokdhima, Argjira Spanca mbajnë në shtëpitë e tyre mace, ku i kanë publikuar për publikun si pjestarët e familjes.
Gjithashtu edhe Luana Vjollca e Dafina Zeqiri së fundmi kanë pozuar pranë maceve,ku duket se po rrëmbejnë zemrën e tyre. Ku i dihet mbase në të ardhmen do i bëjnë pjestarë në jetën e tyre.
Edhe pse mbase studimet nuk e kanë futur macen në kafshët besnike, duket se VIP-at tanë qendrojnë besnik kundrejt maceve të tyre.