Në Edicionin e 24-të panairit ndërkombëtar AGROKOS, është pjesëmarrës VIPA CHIPS nga PESTOVA, duke prezantuar produktet e saj të shijshme dhe inovative në tregun agro-ushqimor.
Kjo ngjarje mjaftë e rëndësishme që e mbulon sektorin e agrobiznesit, ushqimit dhe pijeve, e
që është bërë panair i rëndësishëm për gjithë regjionin e Ballkanit perëndimor.
Ky panair është një mundësi e shkëlqyer për të promovuar produktet lokale dhe për të ndarë përvoja me profesionistët e sektorit.
Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të shijojnë mostra të produkteve, të mësojnë rreth proceseve tona të prodhimit dhe të diskutojnë për mundësi të reja bashkëpunimi.
“Ne jemi të emocionuar për të qenë pjesë e AGROKOS 2024 dhe për të kontribuar në promovimin e sektorit agro-ushqimor në Kosovë”, thuhet në njoftimin e tyre.