Virologu italian tregon se kur mund të përfundojë pandemia - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Virologu italian tregon se kur mund të përfundojë pandemia

    Insajderi
    13 January 2022 - 11:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ndërkohë që bota është duke u përballur me një valë të nxehtë të pandemisë, ndikuar nga përhapja e shpejtë e variantit Omicron, disa ekspertë janë optimistë se fushata e vazhdueshme e vaksinimit mund të nënkuptojë së shpejti fundin e saj.

    Ndërsa Italia arriti një numër të ri rekord ditor të vaksinimeve këtë javë, një virolog italian parashikoi se shkalla e lartë e vaksinimit mund të nënkuptojë se pandemia merr fund deri në pranverë.

    Ai u shpreh optimist se kjo gjë do të ndodhë.

    “Tashmë në pranverë, midis prillit dhe majit 2022, në mënyrë të arsyeshme nuk do të jemi në pandemi”, tha Matteo Bassetti, drejtor i Klinikës së Sëmundjeve Infektive në Genova, për Rai Radio1 të mërkurën. /abcnews.al

    Video:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark