Virusi HMPV/ IKSHPK-ja del me një njoftim të rëndësishëm lidhur me simptomat dhe masat për parandalimin e virusit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Virusi HMPV/ IKSHPK-ja del me një njoftim të rëndësishëm lidhur me simptomat dhe masat për parandalimin e virusit

    Insajderi
    06 January 2025 - 14:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKSHPK), në bashkëpunim me zyrën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në Kosovë, ka lëshuar një njoftim për qytetarët lidhur me metapneumovirusin njerëzor (HMPV), duke ofruar informacione për simptomat dhe parandalimin e përhapjes së tij.

    Sipas njoftimit nga IKSHPK-ja, metapneumovirusi njerëzor, i cili shpesh shkakton simptoma të ngjashme me të ftohtin e zakonshëm, përhapet përmes pikave gjatë kollitjes dhe teshtitjes, si dhe nëpërmjet kontaktit të ngushtë me individë të infektuar.

    Po ashtu është bërë e ditur se simptomat përfshijnë kollë, ethe, kongjestion nazal dhe fishkëllimë, ndërsa për personat më të ndjeshëm si fëmijët, të moshuarit dhe ata me imunitet të dobësuar, mund të shkaktojë komplikacione të rënda si bronkit apo pneumoni.

    Për të parandaluar përhapjen e këtij virusi, Instituti rekomandon që individët të mbajnë maska në hapësira të mbushura me njerëz, të mbulojnë kollën dhe teshtitjen, të praktikojnë larjen e rregullt të duarve dhe të qëndrojnë në shtëpi kur janë të sëmurë.

    Ndërkohë, për çdo simptomë të dyshuar, është e rekomanduar konsultimi me mjekun për masat e kujdesit të duhur.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark