Virusi në Android që ka prekur deri në 2 milionë përdorues - Insajderi
×
Teknologji

Virusi në Android që ka prekur deri në 2 milionë përdorues

Insajderi
03 September 2016 - 22:26
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ky virus është zbuluar jo vetëm në aplikacionet e shkallës së tretë mirëpo edhe në aplikacionet e çertifikuara të dyqanit të Android.

Hulumtuesit nga Check Point të cilët e kanë quajtur virusin DressCode kanë bërë të ditur se virusi gjindet në 40 aplikacione zyrtare në Google Play dhe në 400 aplikacione tjera.

 Sipas hulumtuesve, 500,000 deri në 2 milionë përdorues mund të jenë në rrezik nga virusi pas shkarkimit të aplikacioneve të Google Play.

Aplikacionet e infektuara me DressCode janë përdorur për të grumbulluar klikime të rrejshme në reklama dhe trafik të pavërtetë në ueb faqe të ndryshme. /Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark