Virusi Zika mund të shpërndahet edhe në Evropë në muajt e ardhshëm, ka njoftuar Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Virusi që fillimisht u shfaq në Brazil është vërejtur në më shumë se 50 vende, ndërsa shumë fëmijë kanë lindur me deformime të kokës, shkruan The Guardian.
OBSH ka thënë se rreziku nga ky virus nuk duhet të nënvlerësuar edhe pse niveli i rrezikut në shumë vendet mbetet i ulët./Insajderi.com