Virusi Zika u shkakton probleme edhe syve të foshnjave - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Virusi Zika u shkakton probleme edhe syve të foshnjave

    Insajderi
    26 May 2016 - 14:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shkencëtarët që po merren me studimin e virusit Zika janë të shqetësuar për numrin në rritje të foshnjave të prekur nga ky virus.  Ata kanë vërejtur se virusi, përveç deformimit të kokës, shkakton probleme edhe syve të foshnjave.

    Hulumtuesit e universitetit Stanford kanë zbuluar gjakderdhje jonormale në sytë e fëmijëve jetim, nënat e të cilëve kanë qenë të prekura nga Zika, shkruan BBC.

    Ata tani kërkojnë që cdo fëmijë që është i prekur nga ky virus të bëjë një kontroll për sy.

    Javë më parë, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se virusi Zika mund të shpërndahet së shpejti edhe në Evropë./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark