×
  • Lajme
  • Lajme

    Visar Azemi kandidat për deputet nga LDK: Moment kyç për angazhimin tim të vazhdueshëm drejt një Kosove më të zhvilluar

    Insajderi
    04 December 2024 - 21:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Visar Azemi do të jetë kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për deputet në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

    Ai ka thënë se për të është një moment kyq në angazhimin e vazhdueshëm drejt një Kosove më të zhvilluar.

    Azemi tha se kjo është një mundësi për t’u bërë pjesë e Kuvendit e të luftojë për të drejtat e qytetarëve.

    “Sot, Lidhja Demokratike e Kosovës miratoi listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 9 shkurtit, dhe jam i nderuar që jam pjesë e kësaj liste.  Ky është një moment kyç për angazhimin tim të vazhdueshëm drejt një Kosove më të zhvilluar”.

    “Për mua, kjo nuk është vetëm një mundësi për tu bërë pjesë e Kuvendit të Kosovës, por një mundësi për të vazhduar që të luftoj për të drejtat e qytetarëve, për përmirësimin e kushteve sociale dhe ekonomike, dhe për forcimin e shtetit të së drejtës. Si anëtar i Kryesisë së LDK-së, do të vazhdoj të punoj pa u lodhur për realizimin e qëllimeve tona, për një shoqëri më të drejtë dhe një Kosovë më të fuqishme”, ka shkruar Azemi në Facebook.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark