Visar Azemi: Kryeministër, a ke harruar se familjarët janë për dasma - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Visar Azemi: Kryeministër, a ke harruar se familjarët janë për dasma

    Insajderi
    05 December 2024 - 15:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i LDK-së për deputet, Visar Azemi ia ka kujtuar kryeministrit Albin Kurti deklaratën se “familjarët janë për dasma”.

    “Familjarët janë për dasma Kryeministër, apo ndoshta ke harruar?!”, shkroi ai në një postim në Facebook.

    “Emërimet e fundit në Bordin e Drejtorëve të KOSTT-it, me Lumnije Zekën, bashkëshorten e Ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu, dhe Gëzim Tosunin, nipin e Zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, janë një tjetër dëshmi e pakapërcyeshme e klientelizmit dhe nepotizmit që po dëmton gjithçka në shtetin tonë. Këto emërime jo vetëm që janë një dëm i hapur për demokracinë, por po e shkatërrojnë edhe një nga agjencitë më të rëndësishme dhe profesionale që ka pasur Kosova — KOSTT-in”, shtoi ai.

    Azemi tha se “KOSTT ka qenë një nga agjencitë më të suksesshme dhe me reputacion të shkëlqyer derisa pushteti nuk futi njerëzit joprofesionistë për ta udhëhequr atë”.

    “Edhe me këto punësime sot, ky institucion po shndërrohet në një mjet politik për shpërblim të lidhjeve familjare dhe partiake, duke e vënë në rrezik misionin e tij dhe integritetin e sektorit të energjisë në Kosovë. Të emërosh individë që janë të lidhur ngushtë me përfaqësues të pushtetit, është një veprim që vetëm sa e dëmton besimin e qytetarëve dhe e kthen këtë institucion nga një model profesional në një skenë të klientelizmit të pastër”, shkroi ai.

    Azemi tha se “Kosova ka nevojë për një ndryshim urgjent”.

    “Ka nevojë për institucione që i shërbejnë qytetarëve dhe jo pushtetit, për institucione të pavarura, të afta dhe të paanshme. Ndryshimi po vjen. Më 9 shkurt, qytetarët duhet të zgjedhin ndryshimin”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark