Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mbajti tubimin e saj të shtunën në Ferizaj, ku prezantoi kandidatët për deputetë të udhëhequr nga kreu i degës, Visar Azemi.
“Listës i prijë unë, Visar Azemi, kryetar i degës së LDK-së në Ferizaj, Paris Guri, kryetar i Forumit të Rinisë së LDK-së, Bahrije Hyseni, kryetare e Forumit të Gruas në degën e Ferizajit dhe Ibadete Mehmeti,” ka shkruar Azemi në Facebook të dielën, duke prezantuar kandidatët për deputetë.
Azemi ka theksuar se LDK-ja ka një ekip fantastik të kandidatëve për deputetë dhe se ata janë të angazhuar për zhvillimin dhe përmirësimin e kushteve të jetesës në Ferizaj dhe në gjithë Kosovën.
“Këtë vit, Lidhja Demokratike e Kosovës ka një ekip fantastik të kandidatëve për deputetë. Të gjithë vijnë me angazhim të palodhshëm për zhvillimin dhe përmirësimin e kushteve të jetesës në Ferizaj dhe në gjithë Kosovën. Ata janë të përkushtuar për të përmirësuar infrastrukturën, shëndetësinë, arsimimin dhe mbrojtjen e interesave të qytetarëve tanë,” ka thënë Azemi.
“Ndryshimi po vjen dhe më 9 shkurt, bashkë me ju do ta realizojmë ëndrrën e madhe për Kosovën,” ka përfunduar ai.