Gazetari Visar Duriqi tha se kryetari Përparim Rama gjendet në konflikt interesi sa i përket këmbimit të pronave. Sipas tij, Rama ka dashtë me kontrabandu prona.
“Përparim Rama ka dashtë me kontrabandu edhe dokumentet kur ja ka çu asamblistëve ja ka çu një pjesë, një pjesë kërkesën, dikur më vonë edhe vendimin dhe më vonë çka ka me u diskutu qysh ka mu bo prerja”.
“Përparim Rama ka hy në konflikt interesi direkt me njerëz me të cilat ka punuar, ka dashtë me kontrabandu pronat publike të Prishtinës”, tha Duriqi në Pressing të T7.
“E dimë që këta biznesmena nuk kanë qenë të afërt me PDK-në. Konlfikt direkt interesi nga Përparim Rama ka, dhe Agjencia Kundër Korrupsionit duhet urgjentisht mu merr me këtë rast. Nuk mundet përparim Rama si kryetar i Prishtinës me kontrabandu prona. Pronat që ja kanë dhanë pronarët janë do therra dhe Përparim Rama ka dashtë me ju dhanë prona në vendin ku lejohet ndërtimi deri në 6 kate”.