Visar Ymeri reagon pas tragjedisë së Nicës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Visar Ymeri reagon pas tragjedisë së Nicës

    Insajderi
    15 July 2016 - 16:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka reaguar për sulmet që tronditën Francën një natë më parë, ku mbetën të vdekur më shumë se 80 persona.

    “Në emër të Lëvizjes VETËVENDOSJE! shpreh dhembjen dhe keqardhjen e thellë për sulmin e mbrëmjes së 14 korrikut në Nisë të Francës, i cili na ka tronditur të gjithëve. Në emër të aktivistëve i dërgojmë ngushëllime familjeve të viktimave dhe popullit të Francës.”

    “Akte të tilla bartin me vete një thirrje për urrejtje. Por Franca e Iluminizmit nuk mund t’i përgjigjet kësaj thirrje me të njëjtën gjuhë. Vlerat e bashkëjetesës, bashkëpunimit, mirëkuptimit dhe të bashkësisë janë arma më e fortë mbrojtëse, janë mjekimi më i mirë ndaj plagëve të tilla”, ka shkruar ai.

    Sulmi i ndodhur në Nicë ka bërë që autoritetet franceze të shpallin gjendje të jashtëzakonshme për tre muajt e ardhshëm. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark