Ymeri: Për Demarkacionin dhe 'Zajedincën' nuk do të ketë kompromis në Kuvend - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ymeri: Për Demarkacionin dhe ‘Zajedincën’ nuk do të ketë kompromis në Kuvend

    Insajderi
    07 June 2016 - 16:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    I pari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, ka thënë se nëse Kuvendi i Kosovës detyrohet të merret me Demarkacionin me Malin e Zi dhe “Zajednicën”, atëherë partia që ai udhëheq do të përdor mjete edhe më të fuqishme se sa gazi lotsjellës.

    Për ndalimin e këtyre dy marrëveshjeve, Ymeri tha se nuk do të ketë kompromis.

    “Pra, nëse Kuvendi detyrohet të merret me këto dy çështje, atëherë natyrisht që protesta e jonë do të vazhdoj edhe më fuqishëm sesa që ka qenë në vjeshtën e vitit të kaluar dhe në fillim të këtij viti. Por, kur vjen çështja te dy marrëveshjet e përmendura, aty nuk ka kompromis”, tha lideri i VV-së.

    Ai konfirmoi edhe njëherë qëndrimin e Lëvizjes Vetëvendosje që të rikthehet në Kuvendin e Koosvës, pasi sipas tij, VV-ja edhe kur ishte në bllokun opozitar me AAK-në dhe Nismës kishte këmbëngulur të qëndrojë në Kuvend.

    “Ndërkohë që për çështjet tjera, ligjet, vendimet ne do të jemi aty si opozitë siç kemi qenë më parë ku do të marrim pjesë në diskutime, votime”, tha ai për Radio Evropa e Lirë.

    Vetëvendosje ka marrë vendim pak ditë më parë për t’iu rikthyer Kuvendin të Kosovës, pasi e ka parë të arsyeshëm funksionalizimin e këtij institucioni më të rëndësishmit në Republikën e Kosovës. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark