“Vit i tmerrshëm”, Shkencëtarët lëshojnë paralajmërimin e frikshëm për temperaturat në 2023-ën – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    “Vit i tmerrshëm”, Shkencëtarët lëshojnë paralajmërimin e frikshëm për temperaturat në 2023-ën

    Insajderi
    09 July 2023 - 18:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shkencëtarët kanë njoftuar se viti 2023 mund të shënohet si viti më i nxehtë që është shënuar ndonjëherë. “I tmerrshëm” dhe “territor i paeksploruar” janë disa nga mënyrat që shkenctarët e kanë përshkruar rritjen e temperaturës globale.

    Sipas Jennifer Francis, shkencëtar i lartë në Qendrën e Kërkimeve Klimatike Woodwell. Këtë javë, temperatura mesatare ditore e planetit u rrit në nivele të larta të pa shënuara ndonjëherë në të dhënat moderne të mbajtura nga dy agjenci klimatike në SHBA dhe Evropë.

    Muajin e kaluar, bota përjetoi qershorin e saj më të ngrohtë në histori me një “diferencë të konsiderueshme”, thuhet në raportin e Ndryshimeve Klimatike të Bashkimit Evropian Copernicus.

    Nxehtësia e oqeanit ka qenë jashtë grafikëve, me temperaturat e sipërfaqes muajin e kaluar që arritën nivelet rekord për qershorin. Pjesë të Atlantikut të Veriut kanë parë një valë të nxehtë detare me temperatura deri në 5 gradë Celsius, më të nxehta se zakonisht. Dhe në Antarktidë, ku temperaturat janë shumë mbi mesataren për këtë periudhë të vitit, akulli i detit ra në nivele rekord të ulëta , të cilat shkencëtarët e kanë lidhur me ujërat e ngrohta jashtë Oqeanit Indian, Paqësor dhe Atlantik.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark