Viti 2016 filloi keq, pas sulmeve masive seksuale kundër femrave në Köln, natën e vitit të ri. Për sulme dyshohen persona të ardhur nga veriu i Afrikës. Situata e ashpërsuar për shkak të valës së refugjatëve, ashpërsohet edhe më shumë. Dështimi i organeve të sigurisë në Domstadt shndërrohet në sinonim për një shtet i cili nuk mund të mbrojë banorët e vet.
Një vlerësim i këtillë paushal natyrisht që nuk mbanë, por nga kjo ngjarje në Gjermani shtohet numri i sigurimeve. Pak para përfundimit të këtij viti ndodhi shoku më i madh: atentati në tregun e Krishtlindjeve në Berlin, me 12 të vdekur dhe rreth 50 të lënduar.
I dyshuari për sulmin, Anis Amri vritet pas disa ditësh në Itali. Ishte kjo pika kulmore e një vargu të gjatë të sulmeve islamiste në Gjermani. Ndër to edhe sulmet në Würzburg dhe Ansbach gjatë verës, shkruan DW.
Një dimension i tmerrshëm i sulmeve të këtilla arrihet në korrik, kur një person amok vrau nëntë njerëz, që nga politika dhe mediat është quajtur si sulm terrorist. Urrejta dhe dhuna është shtuar edhe ndaj refugjatëve. Lëvizja me karakter kundër të huajve, Pegida vazhdon protestat e saj. Edhe krerët më të lartë të shtetit u sulmuan dhe shanë në përvojetorin e ribashkimit të vendit në Dresden.
Dita e festimit të ribashkimit
Fjala “Lügenpresse” (shtypi i rrenave) është përdorur shumë gjatë demonstratave dhe në internet. Më së shumti në kontekstin e ngjarjeve të 3 tetorit në Dresden, në festimin e 26-vjetorit të ribashkimit të Gjermanisë. Një grup demonstruesish ofenduan rëndë kancelaren Angela Merkel dhe presidentin Joachim Gauck. Nga situata e krijuar më së shumti ka përfituar Altenativa për Gjermaninë (Alternative für Deutschland – AfD). Partia e themeluar në vitin 2013 ka shënuar rezultate dyshifrore në pesë zgjedhjet e landeve. Na Sachsen-Anhalt ka fituar madje 24,3 % të votave, që është forca e dytë, pas CDU (29,8 %).
Në Berlin për herë të është krijuar këtë vit koalicioni mes socialdemokratëve, majtistëve dhe ekologjistëve, që shumëkush e sheh edhe si një model të mundshëm për zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm ne nivelin federal. Shikuar nga sondazhet e tanishme, ky koalicion nuk do të kishte vota të mjafuteshme për krijimin e qeverisë. Por deri në zgjedhje kanë mbetur edhe rreth 10 muaj.
Shanset për vazhdimin e koalicionit të madh
Ndaj shumë analistë mendojnë se koalicioni i madh (CDU/CSU – SPD) mund të vazhdojë qeverisjen e përbashkët. Në shkurt do të zgjidhet presidenti i ri i Gjermanisë, pasi që Joachim Gauck nuk do të rikandidojë. Koalicioni në pushtet ka rënë dakord që për president të kandidojë ministrin e Jashtëm Frank-Walter Steinmeier. Zgjedhja e tij konsiderohet një punë e kryer.
Ndërsa kancelarja Merkel ka vendosur të rikandidojë edhe për të katërtën herë për këtë post. Mbetet të shihet nëse do të ndryshojnë vlerat në sondazhe, por ajo po përjeton aktualisht krizën më të madhe politike, prej ardhjes në pushtet. Në kongresin e CDU-së ajo u zgjodh për kryetare të partisë me 89,5 % të votave. Por ky është një rezultat shumë më dobët se para dy vitesh (96,7%). Shkaku kryesor për rënien e mbështetjes është kriza e refugjatëve.
Steinmeier largohet, vjen Martin Schulz
Në vend të Steinmeierit i cili do të zgjidhet për president, në janar pritet që si ministër i Jashtëm të emrohet kryetari i Parlamentit Evropian, Martin Schulz. Lideri i SPD Sigmar Gabriel konsiderohet si kandidati kryesor për të udhëhequr partinë e tij në zgjedhjet e ardhshme. Por nuk është përjashtuar mundësia që Schultz të jetë kandidat i SPD edhe për kancelar. Sidoqoftë, vlerësohet duo Merkel/Schulz do të mund të fitonte për partitë e tyre më shumë vota në zgjedhjet e ardhshme, që do të mund të rezultonte me vazhdimin e koalicionit të tanishëm. Por kancelarja Merkel ka probleme shumë të mëdha edhe me partisë simotër CSU. Kjo ka hapur spekulime edhe për mundësiën e krijimit të koalicionit pa CSU, pra vetëm CDU dhe SPD.(DW)