Mikja e madhe e shqiptarëve, Madeleine Albright, ka vdekur sot në moshën 84-vjeçare.
Albright kishte vizituar disa herë Kosovën.
Ish- sekretarja e Shtetit e SHBA-së, kishte një vizitë në Kosovë pak muaj pas përfundimit të luftës (1999).
Gjatë kësaj vizite ajo u mirëprit me dashuri nga shqiptarët e Kosovës, derisa mori një pritje armiqësore gjatë një vizite në Graçanicë nga serbët lokal
Albright pas takimeve me zyrtarët ushtarakë të KFOR-it ishte drejtuar turmës së njerëzve që menzi që prisnin ta shihnin.
“Për sa kohë që ju zgjidhni, Kosova do të mbetet shtëpia juaj”, kishte deklaruar Albright para rreth 2 mijë të pranishmëve.
Duke brohoritur “U-S-A”, masa përshëndeti Albright, të cilën e quajtën me dashuri “Nona”.
Albright ishte një figurë qendrore në administratën e presidentit amerikan, Bill Clinton, ku së pari shërbeu si ambasadore e SHBA-së në Kombet e Bashkuara përpara se të bëhej diplomatja më e lartë e Amerikës në mandatin e dytë të Clintonit.