Viti 2014 – si i vodhën grabitësit e rrezikshëm afro 200 mijë euro dukat në hotelin e Behgjet Pacollit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Viti 2014 – si i vodhën grabitësit e rrezikshëm afro 200 mijë euro dukat në hotelin e Behgjet Pacollit

    Insajderi
    18 November 2021 - 20:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ishte viti 2014 kur Ibrahim Qadraku, i cili u arrestua sot, si i dyshuar për grabitjen e armatosur në Prizren, së bashku me Shkëlzen Lecin, Fatlum Begollin, Shpend Krasniqin, Xhemajl Qadrakun, dhe Mentor Beqollin, kishin kryer një grabitje në hotelin “Swiss Diamond”.

    Sikur para pak ditësh kur plagosën pronarin e një argjendarie dhe djalin e tij, kur tentuan të plaçkitnin arin në lokalin e tyre, edhe atëherë Qadraku me shok kërkonin ari në “Swiss Diamond”, veçse atë kohë kishin arritur ta merrinin.

    Ishte grabitur ari në vlerë prej hiç më pak se 200 mijë eurove, shkruan Gazeta Insajderi.

    Sipas aktakuzës, Shkëlzen Leci, Ibrahim Qadraku, Fatlum Begolli, Shpend Krasniqi, Xhemajl Duraku dhe Mentor Beqolli me 28 maj 2014, akuzohen se kishin kryer grabitje në hotelin “Swiss Diamond”.

    Prokuroria pretendonte se të njëjtit kishin kryer grabitjen pas marrëveshjes paraprake me të pandehurin Hyzri Tullari, të udhëzuar fillimisht nga Shpend Krasniqi, i cili ishte punëtor sigurimi në hyrjen kryesore të këtij hoteli.

    Ata akuzohen se nga hoteli “Swiss Diamond”, kanë marrë stoli në vlerë prej 199.530.00.

    Më pas të pandehurit Shkëlzen Leci, Ibrahim Qadraku dhe Fatlum Beqolli kishin ikur me shpejtësi nga vendi i ngjarjes dhe në një grup me të pandehurit Xhemajl Qadraku, Mentor Beqolli dhe Hyzri Tullari, i kishin fshehur një pjesë të stolive ne afërsi të një rruge në Matiqan.

    Më pas Qadraku dhe Beqolli me 9 gusht 2014, kishin shkuar dhe i kishin marrë stolitë dhe i kishin dërguar në shtëpinë e Qadrakut, të cilat stoli janë gjetur dhe konfiskuar nga policia me 9 gusht 2014./Gazeta Insajderi/

    Lexo edhe:

    Shiko edhe:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark