Viti 2016 – Armend Muja kishte paralajmëruar kallëzim penal kundër Dejona Mihalit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Viti 2016 – Armend Muja kishte paralajmëruar kallëzim penal kundër Dejona Mihalit

    Insajderi
    16 February 2023 - 14:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dejona Mihali, Koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, e cila sot u bë kryetemë si figurë mbarëkontrolluese e kësaj partie në konferencën sensacionale të Haki Abazit, në vitin 2016 kishte ngjallur zemërimin edhe të Armend Mujës, shkruan Insajderi.

    Muja, sot figurë prej më të zëshmëve në Lëvizjen Vetëvendosje dhe deputet – asokohe kritik i ashpër i LVV-së – paralajmëronte kallëzim penal pikërisht kundër Dejona Mihalit.

    Dhe atë specifikisht për “nxitje të urrejtes në shoqëri”.

    Në mbrojtje të rendit juridik dhe shoqëror, unë dhe gruaja kemi lindur në vite të trazume politike. Djali jonë Darsi që lindi vitin që kaloi nuk i shpëtoi eksperimenteve të pafund të romancierëve dhe patriotëve të vonshëm. Gjatë vitit 2016 unë do të avokoj dhe veproj me çdo mjet të mundshëm për arritje të këtyre qëllimeve politike. 1, për të ruajtur rendin shoqëror dhe juridik do të kërkoj si qytetar të skanohen statutet politike të Listës Serbe dhe Vetëvendosjes. 2, do të bëj kallëzim penale kundrejt Aleksandër Vulin, Driton Çaushi, Dejona Mihali dhe mercenarëve të tyre për nxitje të urrejtjes në shoqëri. 3, kërkoj këshillë juridike kushtetuese mbi ligjshmërinë e Komandantokracisë (ekzistencës së partive fisnore) dhe 4, përkushtoj çdo mjet për krijim të elitave të reja mediatike. Na keni bërë të ndihemi mysafir në shtëpinë tonë. Boll u ba ma…”, shkruante Muja në Facebook.

    Vetëvendosja, asokohoe, për Armend Mujqan, futej në një fjali me Listën Serbe, për të cilët vlerësonte se “nuk e njohin rendin kushtetues” të Republikës së Kosovës.

    Skena politike është polarizuar së tepërmi nga prezenca e dy forcave politike që nuk e njohin rendin kushtetues të Ahtisarit (VV dhe Lista Serbe) dhe konsensusi shoqëror nuk është i mundur. Prodhimi i alternativave qeverisëse me orientim zhvillimor nuk është i mundur përderisa këto dy forca të kushtëzohen për njohje të rregullimit tonë politik. Hapi i dytë është që shtegu i mesëm politik (political mainstream) të ndryshohet përmes reformës zgjedhore që parandalojnë krijimin e partive provinciale (partive te ish-zonave operative). Hapi i tretë është konsensusi shoqëror për të kufizuar influencën e Serbisë në Kosovë. Hapi i katërt është pakti për zhvillim (privatizimi i aseteve strategjike). Hapi i pestë është ndryshimi i elitave mediatike për të prodhuar pluralizëm të informacionit. Shteti, mirëqeverisja dhe elitat e reja politike do të vijnë vetëm pas zbatimit të hapave të mësipërm”, kishte shkruar Muja./Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark