Një person në Viti ka tentuar të vret me armë një tjetër për shkak të një mosmarrëveshje pronësore.
I dyshuari, tashmë i arrestuar nga Policia e Kosovës, ka shtënë me armë zjarri por viktima nuk është qëlluar. Megjithatë, i dyshuari ka arritur të godas me kondak të armës viktimën, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Viktima është dërguar për tretmat mjekësor në spitalin rajonal të Gjilanit, njofton policia.
Në vendin e ngjarjes njësiti policor ka gjetur dhe ka konfiskuar një armë automatike AK-48, një karikator,14 fishekë te cal.7.62 mm dhe një gëzhojë të të njëjtit kalibër.
Personi që ka shtënë me armë dhe një tjetër që shoqëronte atë, janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje.
Policia e Kosovës njofton se në 24 orët e fundit janë arrestuar gjithsej 33 persona, 16 prej të cilëve janë dërguar në mbajtje./Insajderi.com