×
  • Lajme
  • Lajme

    Viti: Konfiskohet mjaltë e duhan i përpunuar në vlerë mbi 10 mijë euro

    Insajderi
    12 September 2024 - 15:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një automjet i tipit “pikap” është ndaluar në afërsi të fshatit Sllatinë – Viti, brenda të cilit kishte mjaltë dhe duhan të përpunuar pa asnjë dokument mbi prejardhjen.

    Sipas njoftimit nga Dogana e Kosovës, shoferi i automjetit me iniciale B.S., i moshës 35-vjeçare është vërejtur se ka hyrë ilegalisht nga Maqedonia e Veriut në Kosovë.

    Gjatë numërimit të mallit është verifikuar se 21 kovë plastike ngjyrë e bardhë me peshë nga 26 kg ishin te mbushura me mjaltë ,ndërsa 31 thasë ngjyrë e bardhë me peshë nga 15 kg ishin të mbushura me duhan të përpunuar.

    Vlera e mallit sipas tregut është mbi 10 mijë euro ndërsa shmangie nga taksat doganore janë mbi 18 mijë euro.

    Më poshtë njoftimi i plotë i Doganës:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark