Drenusha Canolli
Përhapja e virusit korona në fillim të vitit që po lëmë pas mbylli vendin, kufizoi lëvizjen, gjithçka mbeti e boshatisur përfshirë edhe bankat shkollore.
Izolimi u pa si masa e parë parandaluese për mos shpërndarjes së këtij virusi.
Andaj qeveria e drejtuar nga ish-kryeministrit, Albin Kurti, më 27 mars të vitit 2020 mori vendim që të gjitha ndërmarrjet e procesit edukativo arsimor dhe institucioneve arsimore publike dhe private të mbyllen.
Mësimi mori një rutinë tjetër, krejt procesi shkollor kaloj në mësim në distancë, virtualja u bë zgjedhja që nxënësit mos të mbetet pa i vijuar mësimet.
Përshtatja me këtë jetë të izoluar, përdorimi i teknologjisë nga mësimdhënësit, socializmi i nxënësve në kushte pandemie janë vetëm disa nga sfidat që i kanë përjetuar nxënësit dhe arsimtarët.
Për të gjitha këto vështirësi dy mësimdhënëse kanë rrëfyer për Gazetën Insajderi gjithë procesin mësimor në këtë vit pandemik.
Gjylie Bala, arsimtare e gjuhës shqipe për klasat e gjashta deri në të nëntën për tash e disa vite në shkollën fillore dhe të mesme të ulët “Faik Konica” në Prishtinë ka thënë se përdorimi i teknologjisë për disa mësimdhënës ka qenë i vështirë.
Sidoqoftë Bala thotë se mësimi i teknologjisë në këtë kohë ka qenë fat në fatkeqësi.
“Ndoshta shumë mësimdhënës kanë pasur qasje në teknologji por me gjithë atë fatkeqësisht në fatkeqësi kanë përfituar nga jo dhe sot pothuajse një numër shumë i madh është aftësuar për të dhënë mësimin online përmes platformave duke filluar nga Zoom dhe së fundi me E-shkollori”, ka thënë Bala për Insajderin.
Mirëpo arsimtarja Bala shton se: “nuk ka munguar vullneti asnjëherë që të përfitojmë nga ky mësim”.
Por kur ajo flet për socializmin e nxënësve, Bala e cilëson si hendikep, pasi që shkolla është njëri nga institucionet më socializuese.
“Kur e bën dallimin e kësaj shkollës reale kur nxënësit vijnë në shkollë dhe asaj kur nxënësit rrinë në shtëpi natyrisht që është një hendikep i madh do të thosha është një mangësi e madhe sepse pak as humb e sheh atë distancën edhe brenda shkollës, jo për ata që ata nuk duan dhe nuk shoqëri me njëri tjetrin por është ajo frika që kanë siç është distanca sociale dhe për të mos qenë afër njëri tjetrit”, është shprehur Bala.
Ndërsa, Arieta Bajrami, mësuese e klasave të para deri në klasën e nëntë në shkollën “Elena Gjika” në Prishtinë thotë se të gjithë mësimdhënësit janë duke e dhënë më të mirën nga vetja.
“Të gjithë po bëjnë më të mirën nga vetja, prandaj nuk ka vend për paragjykime apo për të fajësuar ndokënd, ka qenë dhe vazhdon të jetë situatë e jashtëzakonshme prandaj edhe puna e mësimdhënësve po zhvillohet në këto kushte”, ka thënë Bajrami për Insajderin.
Por mësuesja Bajrami ka një breng tjetër të cilën ajo e ka parë si shumë sfiduese tek nxënësit se sa ka arritur shpjegimi që ka bërë ajo online tek nxënësit.
Duke shtuar se edhe gjendja e tyre psikike, ekonomike ka qenë mjaftë sfiduese.
“Çdo gjë ishte sfiduese e mbi te gjitha shtrohet pyetja pas gjithë asaj lodhje e shpjegimi sa arrinim t`i përcjellim informacionet përkatëse tek nxënësit. Dyshime të shumta, gjendja e tyre psikike, detyrat, gjendja ekonomike e tyre qe ndonjëherë u pamundësonte atyre qe te jene online”, thotë Bajrami.
Po ashtu ajo tregon se ndarja e nxënësve në grupe ka ndikuar negativisht në socializmin e nxënësve.
“Edhe ndarja e klasës ne dy grupe, ka ndikuar negativisht sa i përket socializimit. Tani nxënësit ne përgjithësi nuk e ndjejnë veten si pjese te klasës si tersi mirëpo vetëm si pjese te po atij grupi”.
“Prandaj kjo gjë do ndikoj akoma në sociaizimin e tyre dhe shpresoj të kthehemi sa me parë në normalitet pasi nuk duam të rrisim “robot” e njerëz pa ndjeshmëri, por të rrisim fëmijë që do jenë me ne dhe për ne, gjithnjë duke qenë shembull për të tjerët dhe të ndjehen mirë me veten po ashtu arritshmëritë e tyre”, ka thënë Bajrami për Insajderin.
Dëshira e të gjithë mësimdhënësve dhe nxënësve po mbetet të jetë kthimi në shkolla në vitin e ri.
Këtë e thotë edhe Bajrami ajo është shprehur se janë duke shpresuar që ky vit të mbarojë sa më shpejt.
“Po mundohen ta kalojnë këtë kohë me shpresën se do mbaroj. Unë personalisht më shumë se çdo vit tjetër këtë periudhe u kam bërë shumë me shumë aktivitete, lojëra dhe shpjegimin jam munduar tua bëjë sa më atraktiv vetëm e vetëm që të kënaqen për atë pak kohë që kalonin në shkollë dhe të largonin gjithë stresin apo lodhjen nga kjo situatë. Duke mos lënë anash asnjëherë informacionet dhe njohuritë që donim t`i bartnin tek ata në formën më të mirë”, ka thënë Bajrami. /Insajderi.org